Xavi Hernandez synon ta marrë drejtimin e Katarit për Botërorin “Katari 2022”.
Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka idetë e qarta se çfarë dëshiron të bëjë pasi të pensionohet nga futbolli aktiv.
Ai dëshiron të bëhet trajner. Madje ka zbuluar se synon ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Katarit për Botërorin “Katari 2022”.
“Pse jo? Mendoj se do të ishte mirë të bëhesha trajner këtu (në Katar) për ekipin kombëtar”, ka deklaruar mesfushori i Al Sadd për nga AFP.
“Do të shohim, kam nevojë për përvojë, kam nevojë për staf, kam nevojë për gjithçka, por të paktën unë i njoh lojtarët e Katarit”, ka shtuar ai.
“Unë jam këtu për t’i ndihmuar ata që të jenë më të mirë, për të konkurruar mirë në Kupën e Botës. Mendoj se qëllimi im është të jem trajneri kryesor”, shtoi ai.
Xavi synon që fillimisht të punoj me grup-mosha të reja para se ta marrë drejtimin e ekipit të parë të Katarit.