Begaj dekreton Dredhën Ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshteinit

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj dekretoi sot Ermal Dredhën në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, rezident dhe në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ermal Dredha ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës për gati dy vjet dhe dha dorëheqjen më 10 shtator të këtij viti.

Nga zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën të dielën, në krye të Bashkisë së Vlorës për herë të parë u zgjodh një grua, Brunilda Mersini.

Ermal Dredha erdhi në krye të Bashkisë së Vlorës pas detyrave si Drejtor i Protokollit të Shtetit, Konsull shqiptar në Bari dhe Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe./abcnews.al

Të ngjashme