Begaj: Lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën, nisi dhe u frymëzua nga studentët

| 08 Dhj 2024 | 10:10 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar Lëvizjen studentore të 34 vjetëve më parë, raporton Ekonomia Online

Begaj tha se lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët.

“Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore. Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Të ngjashme