Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj kreut të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Begaj për Klankosova.tv ka thënë që nuk është dijeni që i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale.
“Nuk jam i informuar”, ka thënë ai shkurt.
Aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.