Begaj uron Trump: SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë

Prishtinë | 20 Jan 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e SHBA-ve Donald trump, pas betimit të sotëm në Kapitol.

Në postimin e tij në “X”, Begaj shkruan se SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.

Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  @realDonaldTrump.

SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.

Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone.

Të ngjashme