Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës.
Kryetari i Shtetit do të pritet në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ndërsa është parashikuar dhe një vizitë në kishën e Vilës Magjistrale.