Begolli: AAK në Prishtinë 8 198 vota, do t’u shërbejmë qytetarëve

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 17:30 | Nga

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Gent Begolli ka falënderuar në emër të AAK-së të gjithë ata që ia besuar votën kësaj partie.
Ai ka komentuar rezultatin e KQZ-së, ku AAK në zgjedhjet e 22 tetorit në Prishtinë ka mbledhur 8 mijë e 198 vota për Kuvendin Komunal.

Begolli, i cili është bartës i listës së AAK-së, ka bërë me dije se AAK-ja do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Prishtinës, pa dallime partiake.

Shkrimi i plotë i Gent Begollit:

Të dashur,

Miq, familjarë, shokë, bashkëpunëtorë, qytetarë të Komunës së Prishtinës, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 22 Tetorit per Komunën e Prishtinës.

Në bazë të këtyre rezultateve Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka mbledhur gjithsej 8,198.00 (tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) vota për Kuvendin Komunal të Prishtinës, dhe gjatë mandatit të ardhshëm do të jemi pjesë e rëndësishme e Kuvendit Komunal.

Unë si bartës i listës dhe të gjithë kandidatët e listës së AAK-së me punën tonë të përbashkët dhe  me besimin tuaj që na e dhatë do të bëhemi pjesë e proceseve të cilat AAK i ka premtuar gjatë fushatës që do t’i realizon në të mirë të të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Dëshirojë të falenderojë të gjithë ata që na kanë mbështetur, ata të cilët ishin afër nesh në çdo moment kur ne kishim nevojë për ta, ata të cilët nuk kursyen kohën e tyre duke vënë në dispozicion tërë bagazhin e tyre intelektual dhe kohor për të ardhë ne deri këtu!

Ju jemi mirënjohës përjetësishtë dhe me rrespektin më të madh përulemi para çdo miku, shoku, familjari, dhe qytetari. Ju premtojmë se do të jemi bashkëpunues dhe përkrah juve deri në perfundimin e mandatit tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Dua të theksoj se do të jemi në shërbim të të gjithëve pa dallim partie për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Do të jemi aty kur ju do të keni nevojë, duke e bërë kështu Prishtinën qytet që e ëndërrojmë të gjithë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme