Bëhen bashkë në Tiranë deputetë nga Kosova e Serbia, thërrasin për marrëveshje të qëndrueshme

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 15:54 | Nga

U bëhet thirrje elitave politike në Beograd e Prishtinë që të investojnë përpjekje për ruajtjen e paqes së përhershme dhe arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme midis Kosovës e Serbisë, thuhet në deklaratën e përbashkët të grupit prej 17 deputetësh nga Kuvendi i Kosovës e Serbisë, raporton European Western Balkans (EWB).

EWB , ndër pjesëmarrës të këtij takimi, që u mbajt gjatë fundjavës në Tiranë, ishin Gordana Çomiq, Ilir Deda, Blerta Deliu – Kodra, Vlladimir Gjukanoviq, Vlladimir Gjuriq, Dubravka Filipovski, Arben Gashi, Enver Hoti, Sllavko Simiq, Aida Dërguti, Xhelal Sveqla.

Deputetet dhe deputetët nga të dy parlamentet qëndruan në Tiranë të organizuar nga Këshilli për Qeverisje Inkluzive (CIG), me ç’rast në tryezën e rrumbullakët shqyrtuan mundësitë e arritjes së marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse midis dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme