Me rastin e shënimit të katërvjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit, në Mitrovicë te Veriut në nderim të tij dy herë janë ndezur qirinj para selisë së iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP), të cilën i ndjeri e drejtonte.
Homazhe para selisë kishin bërë familjarë, miq dhe pjesëtarë të iniciativës (SDP). Po ashtu janë vërejtur edhe një numër i madh i qytetarëve.
Ivanoviq u vra në vitin 2018, deri tani për rastin e vrasjes së tij janë ngritur tri aktakuza, por akoma nuk është dënuar askush,shkruan Radio Kim,