Ljajiq: Lëreni të qetë familjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq i bëri thirrje publikut që ta lënë të qetë familjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbe SDP, Oliver Ivanoviq  dhe të drejtojë të gjithë forcën dhe energjinë për të këmbëngulur që autorët dhe iniciatori i vrasjes së Oliverit të gjenden.

Kështu shkruan e përditshmja serbe ” Kurir”.

“Këta njerëz humbën personin e tyre më të dashur. T`i lejojmë njerëzit të jetojnë në paqe dhe në marrëdhëniet e tyre ndëretnike”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Politikani serb u vra në janarin e vitit të kaluar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme