Burimet e “Indeksonline” brenda policisë kanë treguar se i arrestuari i tretë në lidhje me tentim vrasjen e avokatit dhe analistit Azem Vllasi, është Arsim Ibrahimi i lindur në vitin 1976.
Arrestimi i Ibrahimit është bërë mbrëmë pas hetimeve intensive që është duke i zhvilluar Policia e Kosovës përkitazi me plagosjen e avokatit Vllasi.
Dy nga të arrestuarit e parë, sot kanë dalë para gjykatës ku seanca e mbyllur për publikun ende është duke vazhduar.