Ministria e Financave në Republikën e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë dalë pagat për muajin janar për të gjithë për të gjithë shërbyesit e administratës publike që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
“Ministria e Financave njofton se duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin janar, për të gjithë shërbyesit e administratës publike që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”