Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.
Takimi i Qeverisë së Kosovës me delegacionin amerikan ka nisur para pak minutash, kurse pas takimit pritet të nënshkruhet një marrëveshje, por që nuk dihet deri tani për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
Punonjësit e kabinetit të kryeministrit Hoti e kanë bërë gati tavolinën ku do të nënshkruhet marrëveshja, shkruan Reporteri.net