Këngëtarja kosovare Dua Lipa, së fundi ka publikuar një fotografi të flamurit “Autochthonous” me simbole kombëtare shqiptare.
Në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta nga ana e serbëve.
E mbështetje Lipas i ka dhënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Dua ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë, teksa shton që ndonjëherë e vërteta dhemb.
“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”.