Më 5 nëntor Kosova mbeti pa president pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti për shkak se ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Tani janë hapur fondacione për ish-komandantët që gjenden në Hagë për t’i ndihmuar për mbrojtjen e tyre. Njëri që do të ndihmojë është edhe Behgjet Pacolli.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka konfirmuar se ka bërë ndarjen e mjeteve.
”Pa marr parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritohen të ndihmohen. Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë. Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojë”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se beson në pafajësinë e tyre dhe ata do të fitojnë këtë betejë.