Pacolli: Nuk ka investim më domethënës e më fisnik sesa investimi në brezat e ardhshëm

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli duke folur për fondacionin “Behgjet Pacolli”, tha se e ka përjetuar në lëkurën e tij çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.

Kandidati për deputet, Behgjet Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.

Lexoni të plotë postimin:

“Festina është një nga përfitueset e bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

I vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit formal dhe shtigjet që të hapen nga një arsimim cilësor, gjithmonë ka qenë synim i imi që të ndihmoj të rinjtë e vullnetshëm për dije e edukim.

E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.

Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë.

E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata.

Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm”.

https://fb.watch/3zr6sReAUf/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme