Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka pasur disa kritika për ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas disa deklaratave të saj lidhur me Gjykatën Speciale.
Behramaj e ka quajtur mes tjerash, Gërvallen avokate të Serbisë.
Postimi i plotë:
Dy kategori kanë punuar pandalshëm për krijimin e Gjykatës Speciale. E para, strukturat e sigurisë së Serbisë, që janë angazhuar intensivisht për “kriminalizimin” e luftës së UÇK-së, duke fabrikuar dosje të rreme. E dyta, soji i Donika Gërvalla-Schwarz, e cila pa fije turpi akuzonte nëpër studio televizive dhe i shpallte kriminelë të luftës udhëheqësit e UÇK-së.
Le të shkon tash në Hagë për të dëshmuar!
Elitat politike në Serbi mohojnë rreth 400 masakra mbi popullsinë shqiptare, vrasjen e mbi 13 mijë shqiptarëve, përfshirë mbi 1300 fëmijë, dhunimin e rreth 20 mijë grave, spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi popullsinë shqiptare. Ndërsa, çohet sërish tash kjo ministre dhe pa fije turpi bëhet avokate e Serbisë.
Kryediplomatja e Kosovës, me apo pa vetëdije, po e ndihmon instalimin e narracionit të Serbisë se kriminelët e luftës së Kosovës janë shqiptarët!