Behramaj: Në dallim nga VV-ja, shokët e luftës i qëndrojnë afër Rexhep Selimit

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka komentuar pozitën e Rexhep Selimit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Ekonomia Online.

Sipas Behramaj, Selimi ka qenë i vetmuar në Vetëvendosje, mirëpo për dallim me VV-në shokët e tij të luftës i qëndrojnë afër.

“Rexhep Selimi, sa ishte i lirë, si ish-pjesëtar i UÇK-së ishte i vetmuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ka qenë zgjedhje e tij, që i është respektuar edhe nga ata me të cilët ndau jetën dhe vdekjen. Deri kur të jetë sërish i lirë, shokët e luftës nuk e lënë më të vetmuar”, thuhet në statusin e këshilltarit të ish-presidentit Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme