Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për krimet që ndodhin në vend, për kryeministrin Albin Kurti gjithmonë fajtorë janë qeveritë e kaluara.
Ai tutja ka shkruar se Kurti është gjithmonë në gjendje që ti politizojë dhimbjet, duke mos marr edhe përgjegjësi.
Postimi i plotë:
Për Kurtin dhe ministrat e tij, fajtore për çdo krim që ndodh në Kosovë janë gjithmonë qeveritë e kaluara. Qëndrojnë përherë në gjendje gatishmërie t’i politizojnë dhimbjet dhe jo vetëm që nuk marrin përgjegjësi, por bëjnë politikë edhe me viktimat e krimit.Një muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ish-bashkëshorti i saj u vra edhe Sebahate Morina–Sopi. Institucioni i Avokatit të Popullit identifikoi një mori shkeljesh që hallkat e sistemit të drejtësisë bënë në raport me viktimën, duke çuar në epilogun fatal.Çfarë bënë Kurti, Haxhiu etj., për gjetjen e fajtorëve brenda institucioneve në rastin e Sebahate Morina-Sopit?Jo më larg se afër një muaj pas kësaj vrasjeje, Kurti dhe Osmani e emëruan drejtor të AKI-së baxhanakun e vrasësit të saj, i cili edhe sot vazhdon të jetë njeriu kryesor i sigurisë në vend.Kurtit, Haxhiut apo edhe ndokujt tjetër mund t’u pëlqejë ta luajnë rolin e organit të akuzës, por fillimisht do të ishte mirë që t’u kërkonin llogari të emëruarve të tyre.A ndërmori ndonjë veprim ky baxhanaku i vrasësit të Sebahate Morina-Sopit, si njeriu i parë i institucionit kryesor për siguri në vend për identifikimin e fajtorëve brenda institucioneve të shtetit në rastin e vrasjes së saj?Ku është rezultati i punës së institucioneve të Kurtit në gjetjen e fajtorëve në rastin e Sebahate Morina-Sopit? Vrasësi i saj ishte lënë në liri, përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga viktima.Le të na tregojnë çfarë bënë për gjetjen e fajtorëve në rastin e Sebahates, që t’iu besojmë se do të bëjnë edhe në rastin e Marigonës!Politikanët populistë çdo ditë e më shumë janë kah e bëjnë këtë shoqëri histerike, që viktimat i harron sapo ndodh një rast i ri, sepse politizimin e kanë më prioritet se drejtësinë!