Këshilltari i Presidentit Thaci, Adil Behramaj në një postim në Facebook ka shkruar se tani është kohat të dëgjohen këshillat e ekspertëve në mënyrë të mos rrezikojmë veten dhe të therët. Ai ka bërë thirrje të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos merremi me gjëra të tjera si tërmetet e çështjet politike.
Ky është postimi i plotë:
“Nëse doni t’i kuptoni viruset, studioni parazitët, qelizat, bakteret. Nëse doni t’i kuptoni tërmetet, studioni shkallën e Merkalit, Shkallën e Magnitudës së Rihterit, valët sizmike. Nëse doni t’i kuptoni politikanët, studioni premtimet, sjelljet dhe veprimet e tyre. Por, tash nuk kemi nevojë as për histori që nisin me një parazit dhe përfundojnë me një vdekje. Nuk kemi nevojë as për histori që nisin me një tërmet dhe përfundojnë me një kulm. As për histori që nisin me një militant dhe përfundojnë me një politikan. Kemi nevojë për vetëdisiplinë, që të qëndrojmë të fokusuar në qëllim. Dhe, për zbatim të detyrueshëm të këshillave të ekspertëve, që të mos e rrezikojmë veten dhe të tjerët. Emëruesi i përbashkët i kërkesave të mjekëve, sizmologëve dhe politikanëve është: rrini në shtëpi”!