Behramaj: Trashëgiminë revolucionare si opozitar dhe aktivitetin politik dy dekadash, Kurti e rrënoi për dy muaj qeverisjeje

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj shpreh keqardhje për atë sesi është katandisur Albin Kurtin, duke shtuar se trashëgiminë revolucionare si opozitar dhe aktivitetin politik dy dekadash, Kurti e rrënoi për dy muaj qeverisjeje

Ai thotë se tash Kurtit i kanë mbetur vetëm këta yryshnikët e Shqipërisë, që janë shtetasit e vetëm shqiptarë që ndonjëherë janë deportuar nga Republika e Kosovës, si Bojken Abazi.

Njoftimi i plotë:

Është për keqardhje sesi është katandisur Albin Kurti. Trashëgiminë revolucionare si opozitar dhe aktivitetin politik dy dekadash e rrënoi për dy muaj qeverisjeje, saqë për shkak të mbrapshtisë u bë tërësisht i pambrojtshëm politikisht. Tash Kurtit i kanë mbetur vetëm këta yryshnikët e Shqipërisë, që janë shtetasit e vetëm shqiptarë që ndonjëherë janë deportuar nga Republika e Kosovës. P.sh. ky Bojken Abazi kur i kishte shterë fondet e shoqërisë civile në “Mjaft” ishte katapultuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë, duke u bërë kështu shqiptari i parë nga Shqipëria kandidat për ‘non grata’ në Kosovë. Ky tash po tenton që epideminë politike të Vetëvendosjes ta shtrijë edhe në Shqipëri. Por, në momentin e parë që i përfundojnë fondet, turravrap do të sulet në kërkim të aventurave të reja për mbijetesë politike!

Të ngjashme