Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, thotë se VV-ja po tenton të manipulojë ‘dështimin e sigurt në arritjen e rezultatit zgjedhor duke sulmuar institucionet e pavarura’.
Postimi i tij:
Vetëvendosje po tenton ta mbulojë dështimin e sigurt në arritjen e rezultatit zgjedhor që e kanë proklamuar që një vit, duke sulmuar institucionet e pavarura. Me përpjekje dëshpëruese për ta gjetur fajtorin publik, brutalisht po e sulmojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u shfajësuar para “besimtarëve” të tyre.
Më lehtë është t’u tregojnë që i kanë mashtruar, sepse nuk e kanë për herë të parë!