Behrami: Mjafton një fletëvotim me numër serik të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti PDK-së, Artan Behrami thotë se mjafton vetëm një fletëvotim i gjetur me numër serik të çrregullt, që Mitrovica të shkojë në rivotim.

Sipas tij, një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera, derisa ai pretendon se në çdo shkollë të Mitrovicës ka pasur fletëvotime të këtij lloji.

Behrami shton se mbi 86% prej tyre janë vota për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Faton Pecin.

“Për hajnat me tri ndërrime: Mjafton vetëm një – vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim. Një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera. Në çdo shkollë ka pasur fletëvotime të tilla. Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin”, ka shkruar ai.

Të ngjashme