Behramit i mjaftuan 71 minuta lojë kundër Brazilit për t’u konfirmuar si hero i zviceranëve, ka shkruar të hënën “20min.ch”.
Behrami ishte titullar në barazimin 1:1 dhe u zëvendësua për shkak të problemit në muskulin e këmbës, shkruan Koha Ditore.
Gjatë kohës sa ishte në fushë, Behrami mbajti nën kontroll futbollistin më të shtrenjtë dhe ndër më të mirët në botë, Neymarin.
Neymar te Brazili është lojtari kryesor dhe mbi të rëndon barra për të dërguar ekipin drejt titullit të botës, por ndaj Zvicrës ai nuk dha atë që jep zakonisht nëpër ndeshje, qoftë me Brazilin qoftë me PSG-në apo më herët me Barcelonën…