Bëhu lider edhe nëse nuk e ke detyrë

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 23:11 | Nga Ekonomia Online

Të bëhesh një lider do të thotë të zhvillosh edhe mundësinë për të shkuar përtej asaj që ju ngarkohet nga nivelet e larta, të eksperimentosh, të guxosh, të krijosh, të dish të shohësh drejt së ardhmes, edhe pse nuk jeni të ulur në karrigen e CEO-s.

Ja se çfarë mund të bëni për të ndihmuar në rritjen e kompanisë dhe në të njëjtën kohë të rriteni edhe vetë profesionalisht, duke marrë më shumë përgjegjësi në kohë.

Ndihmoni CEO-n e kompanisë për të ndryshuar vizionin e kompanisë

Shprehja e mendimit, të bëheni zëdhënës i mendimeve të ndara me kolegët, do t’u japë mundësi që në sytë e CEO-ve të jeni një pikë strategjike kyçe.

Bëjeni vizionin e kompanisë diçka të rëndësishme për ekipin

Propozimi i ideve të reja dhe nxitja e ekipit të punës në kërkim të zgjidhjeve gjithnjë e më inovative në linjë me vizionin e korporatës do ta shndërrojë menaxherin në një lider.

Prezantoni vizionin tuaj për kompaninë

Nevoja për inovacion të vazhdueshëm mund t’ju japë mundësinë për të promovuar ide të reja për një ridimensionim të kompanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme