“Bëja 13 orë të vija në Durrës”, Kurtishaj: “Pusho shqip” ka bashkuar shqiptarët

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në programin televiziv “Mes Nesh”, ka folur për kontributin e tij dhënë për turizmin në trevat shqiptare.Me moton “Pusho shqip”, ai ka dëshmuar kontributin e madh të tij në mbështetje të  bizneseve dhe punësimin e shumë të rinjëve, shkruan Front Online.

Kurtishaj nuk e mohon faktin se për të arritur deri këtu ka pasur sfida dhe një përkushtim të madh sepse sipas tij, për turizmin shqipfolës kanë qenë kohë të vështira.

Tutje Kurtishaj thotë se përmes “Sharr Travel”, ka hapur paketa turistike gjatë vitit 20o2, 2003, vite këto të vështira për të shkuar në Durrës apo Velipojë.

“Kanë qenë vite të vështira për të ardhur në Durrës apo Shëngjin dhe Velipojë. Kemi zbuluar destinacione të ndryshme deri në Sarandë dhe Ksamilë”, ështëshprehur Kurtishaj.

Të ngjashme