Bejta reagon pas sulmit ndaj asamblistit Sami Salihu: Dhuna nuk do ta ndalë zërin politik

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Asamblesistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj kolegut të saj, Sami Salihu, që ndodhi pas seancës së Kuvendit të Kryeqytetit.

Ajo e cilësoi incidentin si një akt të rëndë dhe të papranueshëm, që, sipas saj, është kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina.

Bejta tha se ky sulm përbën një goditje ndaj demokracisë dhe institucioneve, ndërsa theksoi se Grupi i Asambleistëve të LDK-së qëndron i palëkundur në mbështetje të Salihut dhe angazhimit për të mbrojtur interesin qytetar.

Ajo falënderoi Policinë e Kosovës për ndërhyrjen dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë.

Të ngjashme