Bejtullahu, gjyqtar në kualifikuesen për Evropianin U21

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarari kosovar, Mervan Bejtullahu, do të referojë ndeshjen midis Hungarisë dhe Maltës në kualifikimet për Kampionatin Evropian U21.

Atë do ta asistojnë gjyqtarët Fatmir Sekiraqa, Arbnor Bullatovci dhe Mentor Ajeti.

“EFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Hungaria – Malta”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nándor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti”.

“Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00”.

Të ngjashme