Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë ata po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e në temperatura të larta.
Berisha ka shkruar në Facebook se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë që të sigurojnë “aktorët” – aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!
Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse kështu po i demotivon policët.
“Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë! Sovraniteti mbrohet me miq nga Qeveria e Kosovës !”, ka theksuar deputeti i Aleancës.