Bekë Berisha: Ky s’është fundi, është fillimi i asaj që po vjen

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për komunën e Prishtinës, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk fitohet gjithmonë me numra, por siç tha ai, me njerëz që s’na lënë vetëm.

Berisha tha se ky s’është fundi, por siç u shpreh, fillimi i asaj që po vjen.

“Nuk fitojmë gjithmonë me numra, por me njerëz që s’na lënë vetëm”.

“Faleminderit secilit që besoi, punoi e qëndroi me neve. Kjo s’është fundi – është fillimi i asaj që po vjen”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme