Bekë Berisha: Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar krijon parimet bazë për siguri dhe sistem unik për mbrojtjen e informacioneve

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit te Klasifikua ka për qëllim të krijohen parimet bazë dhe standardet minimale të sigurisë dhe mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Berisha ka thënë se përmes këtij Ligji, autoriteti verifikues nuk do të jetë më Departamenti i Verifikimit i AKI-së, por do të jetë Agjencia e re, e cila do të funksionalizohet dhe do të jetë e pavarur nga AKI

“Përmes këtij Ligji, autoriteti verifikues nuk do të jetë më Departamenti i Verifikimit i AKI-së, por do të jetë Agjencia e re, e cila do të funksionalizohet dhe do të jetë e pavarur nga AKI. Në fakt kjo ndarje dhe pavarësi ka qenë edhe një nga kriteret e kërkuara, edhe nga Raportet e Progresit për Kosovën. Agjencia e re ka mandat vetëm të bëjë verifikimin dhe nuk ndërhyjnë në mandatit e AKI”, ka thënë mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Sqarim:
Kuvendi ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit te Klasifikuar dhe pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare. Qëllimi i këtij ligji, është që të krijohen parimet bazë, standardet minimale të sigurisë si dhe një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ky ligj mes tjerash përcakton që të themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (në tekstin e mëtejmë: AMIK) ku përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Përmes këtij Ligji, autoriteti verifikues nuk do të jetë më Departamenti i Verifikimit i AKI-së, por do të jetë Agjencia e re, e cila do të funksionalizohet dhe do të jetë e pavarur nga AKI. Në fakt kjo ndarje dhe pavarësi ka qenë edhe një nga kriteret e kërkuara, edhe nga Raportet e Progresit për Kosovën. Agjencia e re ka mandat vetëm të bëjë verifikimin dhe nuk ndërhyjnë në mandatit e AKI.

Dhe punonjësit aktual të Departamentit të verifikimit të sigurisë në kuadër të AKI, kanë të drejtë që përmes një deklarimi vullnetar të zgjedhin vazhdimin e punës në AMIK apo të mbesin në kuadër të strukturave të AKI.

Të ngjashme