Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka vizituar banorët e Banjës së Istogut, ku është njohur me hallet dhe problemet e banorëve atje.
Pjesë e ketij takimi ishin të pranishëm struktura dhe aktivistë ku edhe shpalosi programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
Postimi i plotë:
Kënaqësi për mua të jem në mesin e qytetarëve të Banjës, ku biseduam gjerë e gjatë për kërkesat dhe nevojat e këtyre banorëve.
Në takim morën pjesë struktura dhe aktivistë të cilët janë pjesë e pandashme e jona, ku temë kryesore e diskutimit ishin pikat e programit qeverisës, idetë dhe qëllimet tona për një të ardhme të ndritur.
Është nder dhe privilegj për mua që të kem mbështetjen tuaj, e cila më motivon që të mos ndalem së punuari asnjëherë për të mirën e qytetarëve tanë.
Vetëm bashkërisht, fitorja është e jona!