Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se partia e tij janë duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe në shqyrtim ndër të tjera është edhe pozita e AAK-së në qeverinë Hoti.
Mbrëmë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Hoti për takimin e nivelit të lartë në Bruksel me presidentin Aleksandër Vuçiq.
Haradinaj ka thënë se do ta rishqyrtojnë qëndrimin në qeveri pasi Hoti nuk e ftoi përfaqësuesin e AAK-së në takim.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbledhur kryesinë për të diskutuar këtë çështje.
I pyetur se a janë duke e shqyrtuar në këtë mbledhje edhe daljen nga koalicioni qeverisës, Berisha tha se ndër të tjera është edhe kjo pikë në diskutim.
“Jemi duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe nuk është vetëm ajo pikë, kemi edhe çështje tjera”, tha ai.