Bekim Çollaku jep sot dorëheqje

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 09:35 | Nga

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, pritet të japë dorëheqje nga posti. Ai këtë do ta zyrtarizojë në një konferencë për media që pritet të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Ai edhe më parë e ka dhënë një paralajmërim të tillë, duke shprehur dëshirën për të shkuar në presidencë, si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi.

Largimi i Çollakut nuk është i pari në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, por është akti i parë i largimit tërësishëm nga Qeveria.

Para Çollakut, ishte Hajredin Kuçi ai i cili dha dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë, por duke mbetur zëvendës-kryeministër.

Njësoj si Kuçi ka vepruar edhe Kujtim Shala i cili ndryshe nga Kuçi, ai dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për të mbajtur vetëm postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme