Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Bekim Haxhiu ka falenderuar qytetarët për përkrahjen.
Ai tha se së bashku do t’ja arrijnë qëllimit të mirë për rimëkëmbje të vendit, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.
Njoftimi i plotë:
Ju falënderoj 2 milionë herë miqt e mi!
Së bashku do t’ja arrijmë qëllimit të mirë për rimëkëmbje të vendit, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Së bashku do të jemi roje e vlerave kombëtare dhe amanetit të dëshmorëve.
Numri 134 me të cilin do të garojmë në zgjedhjet e 14 shkurtit tregon se ne po rritemi si PDK. Ky numër nuk është vetëm simbolikë, që shënon 134 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, por ashtu siç ngriti vetëdijën kombëtare dhe hodhi poshtë propagandat komuniste në ndryshim të historisë së popullit shqiptar në atë periudhë, edhe ne sot si PDK me numrin 134 do të rimëkëmbim vendin tonë dhe s’do të lejojmë të na e rishkruajnë historinë ata që nuk bënë as edhe një vepër të mirë për Kosovën.
Na priftë e mbara!#PDK
134#BekimHaxhiu
109#Rimëkëmbje