Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se është takuar më qytetarë në fshatrat Baks, Deshefc, Qirez, Krasmirofc, Kozhicë, Prellofc dhe Krasaliq.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se energjia dhe përkrahja e qytetarëve rreth vizionit të PDK-së, po rritet çdo ditë.
Postimi i tij i plotë:
Mbështetje e madhe për ndryshim në Baks, Deshefc, Qirez, Krasmirofc, Kozhicë, Prellofc dhe Krasaliq!
Energjia dhe përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë. Vullneti për t’i dhënë fund krizës dhe degradimit shoqëror e shtetëror po bashkon gjithnjë e më shumë qytetarët rreth vizionit dhe programit të PDK-së nr.125.
Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109