Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 24 Marsi është kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë.
“Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 21-vjetorin e Betejës së Dukagjinit”.
“Falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe”.
“Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Dukagjinit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.