Sot kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e ujësjellësit në fshatin Llaushë, i 15-ti fshat që u bë me ujë të pijshëm në mandatin e tij, kurse në proces janë edhe 10 fshatra tjera në Skenderaj.
Me këtë rast kryetari Jashari u shpreh i lumtur që pati mundësinë me realizu një prej kërkesave dhe nevojave elementare që ka njeriu, furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e komunës sonë.
“Vazhdojmë kështu pa u ndalur në jetësimin e amanetit dhe idealit tonë shekullor për të ardhme të ndritur për të gjithë,
idealperskenderaj
ideal113″, përfundoi Jashari