Bekim Jashari: E tërë lagjja Jashari kundër një force të pabarabartë

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ndër të tjera tha se bënë homazhe duke e nderuar dhe kujtuar sakrificën e cila 24 vite më parë ishte njëjtë siç tregon Besarta Jashari dhe Bashkimi, Komandanti i FSK-së.

“Duke kujtuat këtë sakrificë që 24 vite më parë ishte po e njëjtë siç tregon Besarta dhe Bashkimi që tani është komandant i FSK -së, ka qenë kohë e njëjtë, po sikur kjo sot që ka filluar sulmet më 5 mars, dhe kanë vazhduar më 6 deri më pasditen e datës 7 në ora 16:00 pasdite, do të thotë 3 ditë luftime. E tërë lagjja Jashari kundër një force absolutisht të pabarabartë, një arsenal i tërë kundër një familje e pas disa ditëve tërë një lagje e sipas dëshmitarëve okularë flitet mbi 15 mijë forca ushtarake policore me një fjalë një arsenal i terë tokësorë, përpos atij ajrorë që është përdorur gjatë këtyre tri ditëve por që fal sakrificës edhe pse shkuan shumë bukur shumë…Kështu që nga ajo ditë e sot janë shqiptarët anë e kënd trojeve tona etike por edhe nga diaspora që nuk na harruan dhe nuk na lanë vetëm asnjëherë si në ditë të mirë si në ditë të këqija”, tha ai

Të ngjashme