Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se ka pasur debate mes Sami Lushtakut dhe Nuredin lushtakut për të kandiduar për kryetar të Skenderajt.
“PDK kanë qenë dakord që kandidati i tyre për kryetar të Komunës të ishte Nuredin Lushtaku. Por pas daljes nga burgu të Sami Lushtakut gjërat ndryshuan dhe shkuan si shkuan punët, unë vendosa të futem në mes dhe ata u tërhoqën”, tha ai në “Debat Plus”.
Jashari thotë se është e vërtet që ka pasur dakordim me Nuredin Lushtakun që ky i fundit të garojë për kryetar të Skenderajt.
“Gjatë kohës kur Samiu ka qenë në burg, unë kam kërkuar nga Nuredini që të tërhiqet nga pozita e deputetit dhe të vjen në Skenderaj pasi kam menduar se ai është njeriu më meritor për këtë pozitë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
Bekim Jashari thotë se nga 20 asambleistët që ka PDK në Skenderaj, nëntë prej tyre e kanë mbështetur atë plotësisht, ndërsa 11 e kanë kundërshtuar.
“Ata që më kanë kundërshtuar nuk e kanë bërë këtë me vullnetin e tyre por janë shtyrë nga PDK, gjerësisht Sami Lushtaku”.
Djali i Hamëz Jasharit thotë se Sami Lushtaku vetëm të mira ka parë nga familja Jashari.
“Ne e kemi përkrahur atë për t’u bërë komandant i zonës edhe pse ai ishte në ekzil për katër vjet. Atij nuk i takonte ajo pozitë”, tha ndër të tjera Bekim Jashari./Telegrafi