Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në tre vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve në Marinë ka kujtuar këtë proces të përfunduar nga vetë ai, pasi mori mandatin dhe pa gjendjen e mjerueshme të varrezave të dëshmorëve në Polac.
Me këtë rast Jashari, u shpreh i lumtur që arrit të përfundoj një punë kaq të jashtëzakonshme, duke i vendosur në vendin meritor ata që flijuan jetën për lirinë e vendit tonë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me familjet e dëshmorëve dhe institucionet tjera arritëm që të rivarrosim dëshmorët tonë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Për mua si Kryetar Komune dhe pjesëtar i Familjes Jashari ishte detyrë e imja e parë që të përkujdesëm për ata që dhanë më së shumti për këtë tokë, për lirinë tonë, andaj me të marrë detyrën filluam me procesin e rivarrimit të dëshmorëve nga Polaci në Kompleksin Memorial në Marinë”, tha Jashari.
Kryetari Jashari, tutje tha se të rënët në altarin e Lirisë sollën Lirinë e Pavarësinë, kurse ne sot jetësojmë amanetin e tyre duke zhvilluar shtetin.