Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka zhvilluar sot në mbrëmje një takim me të rinjtë e Skenderajt.
Me këtë rast, ai ka shpalosur programin e tij qeverisës “Bashkë, për Skenderajn Tonë”.
Jashari u prit ngrohtë nga të rinjtë e Skenderajt me të cilët zhvilloi edhe një bashkëbisedim rreth fuqizimit të rinisë.
Bekimi, i cili vjen nga familja Jashari, pritet të zgjidhet kryetar me lehtësi pasi nuk ka ndonjë kundërkandidat serioz.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është tërhequr nga kandidimi i Sami Lushtakut, në momentin që Bekim Jashari ka shfaqur interesimin e tij për kandidim në zgjedhje lokale.
“Për hir të respektit për familjen Jashari, ne kemi deklaruar se në asnjë rrethanë nuk do t’i konkurrojmë atij. Përkrahjen për z. Jashari e ka shfaqur publikisht edhe Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, në takimin hapës të fushatës zgjedhore në Skenderaj, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët e PDK-së dhe strukturat drejtuese të saj, që ta përkrahin pa rezervë z. Bekim Jashari”, ka përsëritur edhe sot Dega e PDK-së në Skenderaj.