Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se për atë, të gjitha subjektet politike në Kosovë janë të njëjta.
“Të gjitha e kanë pasur mundësinë të bëjnë diçka për vendin… Të gjitha janë i njëjti brumë”, tha ai në “Debat Plus”.
Jashari megjithatë thotë se pjesën më të madhe të shokëve i ka në PDK.
“Shumica e shokëve të mi janë direkt apo indirekt me PDK-në. Ndoshta më i afërt jam me PDK-në për shkak të shokëve. Por unë kam shokë në të gjitha partitë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
I pari i Skenderajt thotë se e ka menduar edhe krijimin e një partie të re politike por që ende nuk ka vendosur.
Ai thotë se mund të bashkëpunoj më të gjitha subjektet politike por asnjëherë nuk do të anëtarësohet në ndonjë subjekt politik.
“Nuk i vendosi vijë të kuqe asnjë partie politike shqiptare”.
I pyetur për raportin me Vetëvendosjes, Jashari thotë se ata “kur kanë mbetur në zor e kanë propozuar Murat Jasharin për president, por që nuk e kanë bërë këtë propozim kur kanë qenë të lirë.