Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka treguar se si ka biseduar me Hysni Gucatin e Rexhep Selimin pasi këta u arrestuan nga Gjykata Speciale, por jo edhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët.
“Nuk kam numër të telefonit. Me z.Ngucati kam fol, ai e ka thirrë Emin Latin, kryetar i OVL të UÇK-së në Skenderaj, dhe i kam përshëndet edhe të tjerët.. Poashtu kam qenë me një restorant ku ishte edhe gruaja e Rexhep Selimit duke fol me të, dhe Rexha ka kërkuar që të flas me mua, numrat te atjeshit nuk kam”, ka thënë Jashari në intervistën Reporteri.
Por Jashari tregon se ka pasur kontakte me Thaçin e Veselin para se ata të arrestoheshin nga Specialja.
“Para se me shku, kam pas kontakte, se nuk kemi të keqe me askënd me asnjërin nga ta. Uroj që të dalin të pafajshëm, pa dasht me hy te inatet personale, xhelozia mund te jete mes nesh, ne fitojmë si Kosovë ata me dalë të pafajshëm se është në pyetje lufta e UÇK-së. Nëse vjen dita Bekimi ose Hashimi, Kadria me u gjyku për gjërat e veta personale paslufte, ja paftë hajrin, nuk mërzitem fare. Kushdo që gjykohet për një kauzë të përbashkët që kemi pas nga viti 1992 deri qershor 1999 ka qenë kauzë e përbashkët, për këtë ditë të sotit. Kushdo që gjykohet për atë peruidhë duhet me u ndi keq, e jo mire”, tha Jashari.