Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj ka vizituar kompaninë “Vëllezërit Hajdini” në Komoran, për të cilët thotë se biznese si këto kanë dhënë kontribut të madh për vendin, por një mbështetje të duhur nga Qeveria nuk e kishin.
E për këtë ai thotë se një mbështetje dhe përkrahje e fuqishme institucionale do ta kenë me ardhjen e PDK-së në pushtet në krye me Bedri Hamzën.
Postimi i plotë:
Sot vizituam kompaninë “Vëllezërit Hajdini” në Komoran, një kompani e suksesshme që merret me përpunimin e gurëve natyrorë.
Kjo kompani ka të punësuar shumë të rinj dhe vazhdimisht po kontribuon në rritjen e punësimit në këtë anë
Biznese të tilla kanë dhënë një kontribut të madh për vendin dhe janë zhvilluar falë punës së ndershme dhe përkushtimit, edhe pa mbështetjen e duhur nga Qeveria
Prandaj, ato meritojnë më shumë mundësi dhe përkrahje të fuqishme institucionale nga Qeveria në ardhje, me Kryeministër Bedri Hamza.
Bashkë. Përpara.