Belgjika ka zgjatur mbajtjen e maskave ndërsa rastet e COVID-it rriten, por se ka përjashtuar dozat e treta të vaksinës kundër COVID-19.
Këto vendime erdhën pasi rastet e reja me koronavirus janë duke shënuar rritje e njësoj edhe numri i hospitalizimeve, shkruan Euronews.
Qeveria zgjati mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambientet e mbyllura dhe inkurajoi njerëzit të jenë më “të matur”, duke deklaruar se nuk do të kufizojnë aktivitetet.
“Mbajtja e një maske nuk është gjithmonë diçka shumë e rehatshme, por është një metodë shumë e dobishme dhe efektive në parandalimin e transmetimit të virusit”, tha kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.
“Është e qartë se nëse nuk do të kishim vaksina, do të ishim sot në një situatë katastrofike në spitalet tona”.
Dozat përforcuese e vaksinës mund të merret vetëm nga personat që dëshirojnë të injektohen.
“Për publikun e gjerë, ne kemi vendosur të mos e bëjmë atë, sepse mendojmë se kjo nuk është zgjedhja e duhur nga pikëpamja etike, sepse përfitimi i një injeksioni përforcues për popullatën e përgjithshme në Belgjikë do të ishte shumë më i ulët se përfitimi i marrjes së një goditjeje të parë për njerëzit jashtë Evropës”, tha De Croo.