Belgjika pajis me viza pesë homoseksualë çeçenë

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:34 | Nga

Belgjika ka thënë se u ka dhënë viza humanitare pesë burrave çeçen të komunitetit LGBT, të cilët përballen me persekutim për orientimin e tyre seksual në Kaukazin Verior.

Sekretari shtetëror i Belgjikës për Azil dhe Migrim, Theo Francken, ka thënë më 6 prill se pesë burrat kanë pranuar vizat në ambasadën belge në Moskë dhe tani mund të udhëtojnë dhe jetojnë në Belgjikë.

Francken ka shtuar se më shumë viza të këtij lloji do të lëshohen për pjesëtarët e komunitetit LGBT që vijnë nga Çeçenia.

Më 3 prill, një grup rus që mbron të drejtat e këtij komuniteti ka thënë se ka ndihmuar 114 persona të largohen nga Çeçenia, në mënyrë që t’i shmangen persekutimit lidhur me orientimin e tyre seksual.

Rusia është përballur me presion ndërkombëtar lidhur me trajtimin e personave të komunitetit LBGT në Çeçeni, pasi udhëheqësi i këtij rajoni, Ramzan Kadyrov, me mbështetjen e Kremlinit ka udhëhequr me dorë të hekurt për një dekadë.

Qeveria e Shteteteve të Bashkuara dhe ato evropiane i kanë kanë bërë thirje Rusisë të nisë hetime për fushatat e supozuara të abuzimit, përfshirë torturën dhe vrasjen kundër homoseksualëve në Çeçeni.

Për këto supozime kishte raportuar fillimisht gazeta e pavarur Novaya Gazeta në prillin e vitit 2017.

Kadyrov në anën tjetër hedh poshtë akuzat ndërsa më 2017 ka thënë se, “ne nuk kemi persona të tillë këtu. Ne nuk kemi asnjë homoseksual”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme