Belgjika përkrah Kosovën në fuqizimin e ligjit

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës, shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Hoti e njoftoi shefin e zyrës belge për prioritetet e Qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen  e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme