Modelja 21 vjeçare, Bella Hadid, që aktualisht është më e zëshmja bashkë me motrën e saj, Gigi, në fushën e modelimit, ka marrë një vendim interesant në ldihje me dashurinë e saj.
Një burim afër saj thotë se çifti Bella dhe The Weekend kanë vendosur që lidhjen e tyre ta mbajnë larg publikut për shkak se kjo ishte arsyeja pse dy vjet më herët ata u ndanë, njofton Klan Kosova.
Por pavarësisht nga dëshira e tyre për “të mos pasur marrëdhënie publike”, modelja dhe muzikanti u panë bashkë në një shfaqje në Nju Jork për dy ditë rresht këtë javë.
Ndryshe çifti u nda në vitin 2016 për t’u ribashkuar tani.