Modelja ka nisur vitin 2021 me një ndryshim.
Bella Hadid nisi vitin e ri me disa selfie të publikuara në Instagram për 37.1 milionë ndjekësit e saj.
Ajo ka ndryshuar stilin e flokëve duke ngjyrosur pjesën e përparme me dy lloj ngjyrash. Bella ka zgjedhur të kuqen dhe portokalli.
Modelja e njohur në Instagram publikoi imazhe në Instagram teksa reklamoi flokët e saj në të njëjtën kohë u shfaq e veshur me shumë stil teksa kishte marrë poza para pasqyrës.
Ndërkohë, Hadid postoi edhe disa foto të tjera duke skijuar nga një nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet dimërore në Kolorado.